Familja e Levandovskit e tronditur nga sjellja e Bajernit!

Për tetë vjet ishin një bashkësi më shumë sesa e lumtur. Pavarësisht dëshirës së paplotësuar për Robert Levandovsin për të shkuar tek Reali, sërish tek Bajerni gjërat ishin në rregull. Ky “idil” u shkatërrua në fare pak javë dhe tani palët janë të luftë. Familja e sulmuesit legjendat polak thuhet se është shumë e tronditur nga sjellja e drejtuesve bavarezë me njërin nga simbolet e ekipit, duke mos pranuar asnjë lloj fleksibiliteti lidhur me kalimin e tij tek Barcelona. Sidomos, tronditja është shtuar sepse kjo sjellje vazhdon edhe pasi Bajerni mori Sadio Manenë nga Liverpuli, pra ishte i plotësuar në fazën sulmuese. Kontrata e Levandovskit përfundon vitin e ardhshëm, ndërsa në Mynih kërkojnë të paktën 50 milionë euro dhe që duhet të paguhen menjëherë.

Sfidanti.al