Ilari Blazi dhe Françesko Toti, ndahet më në fund “Çifti i Italisë”!

Ishte padyshim një nga dyshet më të shquara në Apenine, thuajse gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe nën dritat e bliceve të aparateve fotografikë apo të kamerave televizive. Flitej prej disa kohësh për një krizë në marrëdhëniet mes Ilari Blazit dhe Françesko Totit, por shpresa mbetej që ata të mos ndaheshin. Gjithçka ishte e kotë dhe ndarja erdhi, lajmëruar me mesazh në rrjetet sociale nga gruaja. Natyrisht, nuk është ndarja e parë e këtij lloji, dhe nuk besohet të jetë e fundit, ndërsa jeta vazhdon. Ilari dhe Toti kishin 20 vjet së bashku, në një lidhje që dukej e “çimentuar”, por ka akuza nga të dyja palët për tradhëti. Ajo e Totit është e dokumentuar me foto, ndërsa ajo e Ilarit përflitet. Gjithsesi, ata do të përpiqen që divorci të jetë sa më pak dramatik për të mbrojtur fëmijët.

Sfidanti.al