Yjet e Totenhemit ndjejnë “regjimin rraskapitës” të Antonio Kontes

Stërvitje të tilla ndoshta nuk i kishin provuar në jetën e tyre, edhe pse kanë vite si futbollistë profesionistë dhe kanë punuar me trajnerë të fortë si Poçetino, Murinjo apo Sauthgejt. Harri Kejn apo koreanojugori Son vuajtën jashtë mase nga regjimi i ashpër i përgatitjeve me Antonio Konten, ndërsa Totenhemi u stërvit në qendrën sportive në Korenë e Jugut. Ishin 6 000 tifozë vendas që ndoqën ushtrimet e yjeve të Spërsave, të cilët madje u rrëzuan përtokë pasi përfunduan 42 vrapime përmes fushës, që do të thotë mbi 4 000 metra. Konte dëshiron që Totenhemi të jetë gati për të luftuar për Premier Ligën si dhe të ketë sukses në Champions ku rikthehe pas pak kohësh.

Sfidanti.al