Kur vjen puna për medaljet e arta, askush nuk mund të krahasohet me Gjermaninë. Vajzat “teutone” kanë dalë 8 herë kampione të Europës në futboll, ndërsa skuadra vendase, Anglia, do të synojë fitoren e parë. Flasim për Kampionatin Europian në futboll për femra, ku gjermanet janë 8 herë kampione të kontinentit, norvegjezet dy herë në 9 finale dhe suedezet me 1 titull në 8 finale. Ndeshja që tërhoqi vëmendjen ishte ajo mes Anglisë dhe Norvegjisë që përfundoi 8-0, duke konfirmuar se vendaset janë kandidate për suksesin final. Betani Xhejn Mid (Mead), shkurt Bet Mid ishte autore e 3 golave, ndërsa shënoi edhe rrjetën e fitores ndaj Austrisë në ndeshjen e parë në grup. Uajt shtoi dy gola ndërsa “luaneshat” nuk e patën problem fitoren ndaj një rivali kaq të fortë. Sipas parashikimeve, Spanja cilësohet favorite, por do të shikohet sot në ndeshjen e madhe në grup ndaj Gjermanisë.
Sfidanti.al