A do ta meritojë Pol Pogba fanelën me numër 10 të Platinisë?!

Atë bluzë e kanë veshur edhe legjenda të tjera të Juventusit si Roberto Baxho apo Alesandro Del Piero, ndërsa Kristiano Ronaldo preferoi si gjithnjë 7-ën. Tashmë, këtë fanelë me numrin 10, Juventusi ia ka dhënë Pol Pogbasë. Kampioni i botës në fuqi me Francën bëri një rikthim pas 6 vjetësh tek “Zonja e Vjetër”, pas një periudhe të vështirë me Mançester Junajtidin. Sot, futbollisti është në moshë më të madhe, që mund të cilësohet edhe më i pjekur, por edhe më i “shteruar”. Tifozët e kanë pritur në mënyrë të jashtëzakonshme, duke mbajtur mend atë që Pogna bëri me brezin e Pirlos, Tevezit, Bufonit, Kielinit e Bonuçit, duke fituar titujt në Serinë A dhe duke arritur dy finale Championsi. A do të mundet të jetë sërish po ai Pogba?!

Sfidanti.al