Gjokoviçi ka të drejtë, kryeministri Albaneze mund ta lejojë në Australian Open

I pyetur pas fitores në Uimbëlldon nëse kishte shpresë për të marrë pjesë në Grand Slemet e radhës, ish-numri 1 i botës u tregua i ndershëm. “Kështu siç janë gjërat për momentin, – tha ai, – unë nuk mund të jem në US Open, dhe madje as në Australian Open. Unë nuk kam ndërmend që të vaksinohem dhe nuk kam shumë shpresë për US Openin sepse nuk ka shumë kohë, por kam shpresë për Australinë që do të jetë në janar”. Me të vërtetë, kryeministri i ri i vendit, Entoni Albaneze, njihet si tifoz i madh i tenisit, që e luan atë disa herë në javë dhe është shumë i lidhur me Federatën Australiane të Tenisit. Kjo federatë ka thënë se dëshiron që Gjokoviç të jetë në Melburn dhe Albaneze mund t’ia heqë dënimin 3-vjeçar pasi iu hoq viza këtë vit.

Sfidanti.al