Xhanluixhi Bufon pjesën me të madhe të karrierës së tij e kaloi te Juventusi, ndërkohë që gjatë verës së fundit ai u transferua për te PSZH-ja dhe, ndërkohë që ai iku, në Torino shkoi Ronaldo.
“Unë kam luajtur me shumë kampionë dhe gjithmonjë kam dëshirë që t’i shohë nga afër ata, përfshi edhe Ronaldon. Megjithatë, nuk mund të thuhet se lojtarë të tillë nuk ka edhe në PSZH. Në të njëjtin akord me të janë edhe Nejmari dhe Mbape që do të mund ta dominojnë gjatë disa viteve futbollin botëror. Unë e kam thënë edhe më parë se është skandal që Nejmari nuk e ka fituar asnjëherë deri tani ‘Topin e artë’ dhe ai ka të drejtë që të nxehet”, thotë Bufoni 40-vjeçar.
Sfidanti.al