Robert Levandovski gjatë verës së kaluar insistoi që ai të lejohej të largohej nga Bajerni i Mynihut, por njerëzit e parë të klubit bavarez nuk ia dhanë lejën që ai të ndërronte bluzë. Bajerni këtë vit e nisi me rezultate të dobta, por gradualisht filloi të konsolidohej. Sidoqoftë, duket se tani Leva ka ndërruar mendje:
“Unë e shoh veten ende për një kohë të gjatë me bluzën e Bajernit. Mund të qëndroj këtu edhe deri në fund të karrerës; ky është një opsion serioz për mua. Nuk është fjala se ka ndryshuar diçka në kokën time, por ka ndryshuar situata, pasi ajo që u krijua gjatë verës së kaluar, ishte ndryshe, kurse tani gjithçka është tjetër. Unë e identifikoi veten me Bajernin, mendoj vetëm për të ardhmen e këtij klubi dhe dua të jem pjesë për një kohë të gjatë e këtij klubi gjigant evropian”, theksoi Levandovski.
Ky futbollist polak gjatë këtij sezoni ka shënuar 10 gola në Bundesligë, dy më pak se Alkaseri dhe Joviçi.
Bajerni i Mynihut është gjashtë pikë mbrapa Borusias së Dortmundit të vendit të parë mbas 17 raundeve të parë të Bundesligës, ndërkohë që ndeshja e parë e Bajernit për këtë vit është ajo me Hofenhajmin, më 18 janar.
Sfidanti.al