Duelet mes tyre janë tashmë një klasike në futbollin europian, shumë më tepër sesa një Mançester Siti-Liverpul. Pep Guardiola është vënë shpesh herë përballë Jurgen Klopit, në Gjermani dhe në Angli, me bilancin që nuk është për t’u lavdëruar shumë. Në total, janë 8 fitore të Klopit, 2 barazime dhe 5 fitore të Guardiolës.
Ky bilanc, madje, bëhet edhe më negativ, po të mendosh se dy trajnerët do ta kenë duelin e sotëm në Premier Ligë, pra në Angli. Kur ishin në Bundesligë, Klopi drejtonte Dortmundin dhe Guardiola ishte në krye të Bajernit, dhe atje u ndanë “miqësisht” me nga 4 fitore secili. Në Premier Ligë është ndryshe, pasi gjermani ka katër fitore (sipas tabelës), ndaj vetëm një fitoreje të katalanasit, ndërsa dy herë janë ndarë në barazim.
Sfidanti.al