Reali i Madridit gjatë viteve të fundit e ka ndryshuar në një masë të madhe politikën e transferimeve dhe, në vend të blerjes së yjeve të mëdhenj galaktikas, presidenti i klubit, Florentino Perez, është përqëndruar te talentet e reja.
I fundit që pritet të bëhet futbollist i ri i ekipit “mbretëror”, është Brahim Diaz i Mançester Sitit. Reali do të paguajë 15 milionë euro që ta kthejë këtë futbollist në atdheun e tij, megjithëse mund ta merrte atë falas në qershor, pasi atij i mbaron në atë kohë kontrata, por Perezi nuk do që asgjë t’ia lejë rastësisë, ndërkohë që për Brahimin ka shprehur interesim edhe PSZH-ja.
Me blerjen e mësipërme, Reali gjatë katër viteve të fundit ka shpenzuar gjithsej 217 milionë euro për futbollistë të rinj nën moshën 20 vjeç. Strategjia e re filloi me Marko Asension, kur në shjetor 2014 Reali i pagoi për të Majorkës 3,9 milionë euro. Më pas, në kampin “mbretëror” erdhi norvegjezi Martin Odegard që, në fakt, nuk u dallua shumë.
Gjatë këtij viti te Reali erdhën futbollistët e rinj Vinisius Zhunior dhe Odriozola, ndërsa vitin e kaluar erdhi Sebajosi dhe vitin e ardhshëm do të vijë edhe Rodrigo nga Santosi.
Sfidanti.al