Endrik, tjetër luftë mes Realit dhe Paris SG!

Është ende një adoleshent madje fillestar. Po flasim për yllin e ri të Palmeirasit, Endrik, që është vetëm 16 vjeç, por që po shkëlqen në futbollin amerikanolatin dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve në Europë. Reali i Madridit jepej vazhdimisht në epërsi për ta marrë, por së fundi është futur në garë edhe Paris SG. Klubi francez mësohet se ofron 80 milionë euro për Endrikun, por edhe për yllin tjetër të Palmeirasit, 15-vjeçarin Estevao. Këtë e shkruan e përditshmja braziliane “O Globo” që informon se Palmeirasi po bisedon me PSG-në. Duket se një tjetër betejë tregtare dhe futbollistike po zhvillohet mes dy klubeve, pas atyre për Kilian Mbapenë dhe Çuamenin.

Sfidanti.al