Vazhdojnë polemikat për Kupën e Botës. Disa qindra qytetarë në Paris i japin simbolikisht një karton të kuq Katarit për mënyrën sesi organizoi turneun. Në kryeqytetin e Francës u mbajt protesta “Karton i kuq për Katarin”, duke akuzuar autoritetet e atij vendi për vdekjen e 6 500 punëtorëve për ndërtimin e infrastrukturës dhe për dëmtimin e mjedisit. Protestuesit e cilësuan këtë turne si “Kupa e Botës e turpit”. Një tjetër karton të kuq Katari dhe FIFA e morën nga sindikatat e punëtorëve në Irlandë, të cilat u solidarizuan me punëtorët që u angazhuan në ndërtimin e infrastrukturës së Botërorit, dhe që punuan me paga të ulëta, me kushte tepër të vështira duke pasur humbje të shumta jete.
Sfidanti.al