Ksavi falenderon Botërorin për ndërprerjen e sezonit

Është një trajner padyshim i ri, dhe mund ta ndjejë presionin më shumë sesa shumë të tjerë. Ksavi Hernandez është padyshim një legjendë e Barcelonës, veçse tani po e kupton se si teknik lodhja psikologjike është më e madhe sesa si futbollist. Për këtë arsye, ai i bën një falenderim Kupës së Botës që e ka ndihmuar duke ndërprerë sezonin. “Më duhej kjo ndërprerje, – thotë tekniku katalanas, – kisha nevojë. Tek Barcelona stresi është tepër i madh. Isha i lodhur. Kam vetëm një vit tek Barça, por më duket sikur kanë kaluar shumë më tepër. Gjithsesi, në kampionat po ecim mirë”.

Sfidanti.al