Botërori, mund të paguash edhe 8 000 USD, por të mbetesh pa biletë!

Njihen si ndër përkrahësit më të zjarrtë në botë. Tifozët argjentinas nuk e lenë kurrë vetëm ekipin e tyre kombëtar, aq më shumë tani kur Lionel Mesi do të luajë Botërorin e fundit, por jo gjithkush është i lumtur. Media spanjolle “Marka” raporton historinë e një argjentinasi që shpenzoi vërtet shumë për të qenë në Katar dhe për të parë ndeshjen e hapjes, por kjo dëshirë nuk iu realizua. “Pagova 8 mijë dollarë për të ardhur këtu dhe nga kompania e udhëtimit askush nuk më përgjigjet në telefon, – tha ai, – Duhej të shkoja në ndeshje, por nuk më kanë dhënë biletë. Përvoja është mjaft e mirë këtu, jam i lumtur, por unë kam ardhur për futboll. Kam udhëtuar 24 orë”.

Sfidanti.al