Amerikani Akosta po krahasohet me Kielinin: Faulli më i madh taktik në histori!

Të gjithë e kujtojnë sesi kapiteni i Italisë ndaloi në mënyrë flagrante Sakanë e Anglisë në finalen e Kampionatit Europian verën e kaluar. Tërheqja e fanelës ishte e paprecedentë dhe kartoni i verdhë u duk pak, ndërsa faulli ndaloi anglezët të rrezikonin për të shënuar një gol. Diçka të tillë e ka përsëritur futbollisti amerikan, Kelin Akosta, i cili ndaloi Garet Bejlin në momentet e fundit të ndeshjes së Kupës së Botës, SHBA-Uells. Ylli uellsian po shkonte drejt portës e mund t’i kishte dhënë ekipit të tij fitoren 2-1, por Akosta e ndaloi me një faull. Nga tifozët në rrjetet sociale, ajo ndërhyrje u cilësua si “faulli taktik më i madh në histori”.

Sfidanti.al