Efekti shkatërrues i Pedrit tek Barcelona!

Që nga dëmtimi i mesfushorit kryesor të skuadrës, katalanasit kanë fituar vetëm një ndeshje nga katër të fundit, dhe për më tepër erdhi eliminimi në Ligën e Europës nga Mançester Junajtidi. Një moment shumë i vështirë për Barcelonën dhe trajneri Ksavi Hernandez nuk po arrin të gjejë “ilaçin”. Pedri, duket se, ka qenë shpirti i ekipit, me vizionin e tij të lojës dhe kontributin e madh. “Mungon qartësia dhe idetë në metrat e fundit”, komenton “Marka”.

Sfidanti.al