Ferguson bashkohet me festimet e Junajtidit pas kupës së fituar!

Ai vetë ka fituar një numër tepër të madh trofesh, si askush tjetër në këtë profesion. Sër Aleks Fergusoni ka arritur të marrë 41 tituj në karrierën e tij të gjatë si trajner, e megjithatë u gëzua jashtëzakonisht shumë për triumfin e ish-ekipit të tij në Kupën e Ligës (Karabao). Fergusoni u bashkua me festimet dhe pozoi me kupën në krah të trajnerit Erik Ten Hag, të cilin padyshim që e vlerëson lart.

Sfidanti.al