Harri Kejn e thyen rekordin e Grivsit me këpucë speciale!

Kanë kaluar 53 vjet dhe është vërtet një kohë tepër e gjatë. Më në fund, rekordi i golave për Totenhemin u thye dhe ai që e bëri ishte Harri Kejn. Sulmuesi i Spërsave dhe kapiteni i Anglisë arriti në 267 rrjeta disa ditë më parë, ndërsa tani ka 268 me atë që i shënoi Çelsit në derbin e Premier Ligës, fituar 2-0. Xhimi Grivs kishte arritur në 266 në karrierën e tij të madhe. Kejni veshi këpucë speciale ku ishin shënuar fjalët “Shënuesi më i mirë i të gjitha kohëve” dhe data 05.02.2023” si dhe numri 267.

Sfidanti.al