E qartë që nuk duan të reagojnë përpara kohe, pasi në lojë është Championsi. Interi ka shanset për të kaluar në çerekfinale të konkurrimit më të madh europian të klubeve pas fitores 1-0 ndaj Portos, veçse shqetësimi në klub është i madh për rezultatet në Serinë A. Jo vetëm që titulli tashmë i përket Napolit, por po rrezikohet edhe zona Champions, sidomos tani pas humbjes në fushën e Bolonjës. Mediat italiane shkruajnë se presidenti Çang do të takohet me Inzagin dhe do të kërkojë kthesën, por gjithsesi për momentin trajneri nuk rrezikon postin.
Sfidanti.al