Basketbollisti i shquar serb ia doli të dërgonte ekipin drejt fitores në një ndeshje të fortë dhe me shumë pikë ndaj Los Anxhelos Klipersave. Denveri fitoi 134-124 dhe Nikola Jokiç pati 40 pikë, 17 topa në tabela e 10 asistë, plus 3 vjedhje topi. Ai gaboi pak në gjuajtje, po ashtu shkaktoi pak gabime personale dhe humbi vetëm 1 herë topin, në një paraqitje impresive. Ky ishte tripëll dabëlli i 99-të i tij në karrierë në NBA, ndërsa mbetet kandidati kryesor për të fituar për titullin e lojtarit më të mirë të sezonit, për të tretin vit me radhë.
Sfidanti.al