Efekti i Kovidit, Dortmundi humb 120 milionë euro në dy vjet!

Po flasim për një ekip që siguroi sërish kualifikimin për në Champions, duke dalë në vend të tretë në Bundesligë, që ka investuar në lojtarë relativisht të rinj pra pa shpenzuar shuma të çmendura, si dhe për skuadër që arriti këtë sezon çerekfinalet e Championsit e duke fituar Kupën e Gjermanisë. Pavarësisht kësaj, modeli i futbollit të tanishëm nuk ishte parashikuar për një krizë të tillë si kjo e shkaktuar nga koronavirusi, dhe Borusia e Dortmundit raportoi humbje të sezonit 2020-2021 prej 75 milionë eurosh. Duke iu shtuar këtyre edhe humbjet e sezonit të kaluar prej 44 milionë eurosh (me tifozë në stadiume deri në fillim të marsit 2020) , shuma është gati 120 milionë. Për këtë arsye, shefi ekzekutiv Vacke po mendon transferimin e Xhejdën Sanços për një shifër nga 90 deri në 100 milionë euro, jo për të nxjerrë fitime, por për të arritur në neutralizimin e humbjeve financiare.

Sfidanti.al