Simeone pranon: Nuk mund ta besoja që morëm Luis Suarez

Diego Pablo Simeone dha një intervistë të gjatë për ESPN Argjentinë. Trajneri I Atletico Madrid që sapo u shpall kampion I Spanjës foli për sezonin, triumfin në ndeshjen e fundit në La Liga e sidomos për ardhjen e Luis Suarez nga Barcelona

‘Është dicka e bukur të fitosh, pas 7 vitesh ia dolëm që të fitojmë sërish-tha Simeone-ky sezon ishte I vështirë për të gjithë, Covid na goditi fort edhe ne. Por historia e këtij klubi bazohet te forca, rezistenca, fitorja këtë vit ka akoma më shumë vlerë’.

Padyshim që Luis Suarez ishte një prej protagonistëve të mëdhenj I Atleticos në fitoren e këtij kampionati. Sulmuesi uruguajan kaloi praktikisht falas te Los Colchoneros nga Barcelona. ‘E kisha kërkuar që kur ai ishte te Liverpool-pranoi Simeone-por ai zgjodhi Barcelonën  dhe faktet I dhanë të drejtë. Kur u dha rasti, klubi më mori në telefon dhe unë shpërtheva në të qeshura, nuk arrija ta besoja. E mora në telefon dhe I thashë: Luis, duhet të fitojmë dhe ti dëshiron të fitosh’.

Sfidanti.al