Planet janë të mëdha dhe ky klub dëshiron të ngjitet një nivel më lart. Juventusi synon të jetë një lider në Europë dhe jo i detyruar të përdorë ata që kanë shtrydhur klubet e tjerë, e ja ku vjen lajmi për një ofertë të nivelit botëror për Kilian Mbapenë. Sipas mediave europiane, italianët po bëjnë gati një paketë oferte prej gati 400 milionë eurosh për të marrë Mbapenë nga Paris SG, duke qenë gati të sakrifikojnë Kristiano Ronaldon. Superylli portugez, që ka kaluar moshën 35-vjeçare, pritet të kalojë në Paris, që 21-vjeçari të vijë në Torino. Nuk dihet nëse kjo gjë do të pranohet, edhe sepse Mbapeja ka shprehur dëshirën (privatisht) për të luajtur tek Reali, por PSG do ta kishte më të lehtë ta jepte tek Juvja për të marrë CR7-ën. Në aspektin e biznesit do të ishte lëvizje shumë e mirë.
Sfidanti.al