Nxënësi kundër mësuesit, Arteta përballë Guardiolës në Angli!

Do të luhet këtë të shtunë në 18:30 dhe nuk do të jetë aspak e lehtë, sepse do të zhvillohet në fushë kundërshtare. Mikel Arteta, ish-ndihmësi i Pep Guardiolës, do të jetë përballë “mësuesit” të tij kur Arsenali do të vizitojë stadiumin “Etihad” të Mançester Sitit. Mediat angleze janë mbushur me tituj mbi duelin e nxënësit me mësuesin, dhe duke theksuar se Arteta ka një rast për të tronditur Sitin duke përdorur pak a shumë të njëjtin stil si të Pepit. Spanjolli pëlqen të nisë organizimin e lojës që nga mbrojtja, që të bëjë presion për të marrë topin, dhe kjo ndeshje pritet të jetë shumë e ndryshme nga ajo e muajit qershor kur Siti fitoi 3-0. “Dua që futbolli të jetë spektakolar, argëtues, thotë Arteta, – nuk dua të kem një koncept të futbollit ku gjithçka të jetë thjesht si një kundërvënie, ne duhet të kemi iniciativën, të diktojmë dhe të kënaqim njerëzit”. A nuk iu kujtojnë Guardiolën këto fjalë?

Sfidanti.al