Rebic nuk ia del; mjekët s’e lejojnë të luajë në derbi

Ante Rebic nuk do të jetë në dispozicion të Stefano Piolit në derbin ndaj Interit mbrëmjen e së shtunës, e madje nuk do të jetë as në ndeshjen e Europa League kundër Celtic. Stafi mjekësor i Milanit vendosi që sulmuesi kroat nuk është riaftësuar nga dëmtimi në brryl që e pësoi në ndeshjen me Crotonen.

Pra me Rebic nuk do të rrezikohet dhe futbollisti do të kryejë një tjetër kontroll mjekësor javën e ardhshme për të  mësuar se kur do të mund të kthehet të luajë. Shpresa e kuqezinjve është që ta kenë sulmuesin në dispozicion për ndeshjen me Romën. Pa Rebic, por me Ibrahimovic, pioli duket se do të hedhë në fushën e lojës treshen Castillejo, Calhanoglu dhe Saelemaekers me Diaz dhe Hauge që do të jenë në stol në gatishmëri të teknikut.

Sfidanti.al