Trajneri i Mançester Sitit, Per Guardiola, konsideron se ne po jetojmë në epokën, kur futboll luajnë futbollistë të tillë gjenialë si Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo dhe se tifozët po kënaqen nga rivaliteti i këtyre dy lojtarëve të mëdhenj, një rast që është shumë i rrallë në historinë e futbollit botëror. Në fakt, rivaliteti mes këtyre dy futbollistëve të papërsëritshëm po zgjat që nga viti 2007, kur “Topin e artë” e fitoi braziliani Rikardo Kaka. Që nga ajo kohë, Mesi dhe Ronaldo kanë fituar secili nga pesë “Topa të artë”.
“Leo në fushë është një futbollist krejt i veçantë dhe ai bëhet keq, kur humbet. Një gjë e tillë ndihmon edhe bashkëlojtarët e tij. Ai që fëmijë zemërohej shumë, kur humbiste”, thotë Guardiola.
Para disa kohësh ka pasur lajme se Mançester Siti në disa raste është përpjekur që ta sjellë Mesin në “Itihad” dhe se gjoja atij i është ofruar një pagë tri herë më e madhe sesa te Barcelona, por, sidoqoftë, gjithçka është në nivel spekulimesh.
“Me Mesin dhe Ronaldon ne jetojmë në një epokë fenomenesh të futbollit. Ka 10 vite që ata shënojnë secili nga rreth 50 gola për sezon dhe kjo po ndodh që prej 10 vitesh”, vuri në dukje Guardiola.
Sfidanti.al