Arturo Vidal shprehu në rrjetet sociale pakënaqësinë e tij ai është i detyruar “të ngrohë” stolin e Barcelonës, tek e cila ai erdhi gjatë verës nga Bajerni i Mynihut si një përforcim i madh. Në fakt, gjatë kohëve të fundit, ky futbollist kilian është shprehur disa herë se nuk është aspak i kënaqur me statusin e tij aktual në klubin katalonjas. Si rezultat, klubi e ka paralajmëruar atë disa herë që të jetë i kujdesshëm në deklaratat e tij.
Sidoqoftë, Vidali vazhdon me deklaratat e tij publike dhe në një prononcim të fundit ai vuri në dukje se po mendon për largimin e tij nga Barcelona.
“Do të doja që klubi i im i radhës të jetë ndonjë i tillë në Meksikë ose SHBA. Sidoqoftë, tani për tani, unë po mendoj për të tanishmen”, deklaroi Vidali.
Sfidanti.al