Përgjigje e çuditshme e Keinit, kur e pyesnin se a do të shkojë te Reali

Sulmuesi i Totenhemit, Hari Kein, zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer me përfaqësuesen e Anglisë që mundi disa ditë më parë 3-2 Spanjën në stadiumin e Seviljes, ndërkohë që një gazetar mbas ndeshjes i bëri atij pyetjen, nëse ai ka ndërmend që në të ardhmen të vijë të luajë në Spanjë, konkretisht me Realin e Madridit, që e ka shprehur hapur interesimin e tij për këtë futbollist anglez. Keini nuk iu përgjigj pyetjes, por vetem se tha: “Më falni, jo sot. Më falni…”!
Kapiteni i Realit, Serhio Ramos, i bëri këto ditë një thirrje të hapur
Hari Keinit që të vinte të luante në Spanjë, pra te Reali, sepse ai do të përshtatej shumë lehtë me futbollin që luhet në këtë vend.
Sfidanti.al