Media angleze shkruan se tre klube angleze janë të interesuar për shërbimet e yllit të Romës dhe të Bosnjë-Hercegovinës, Edin Xheko, që luajti shkëlqyeshëm dhe shënoi dy gola kundër Irlandës së Veriut. Xheko ka luajtur më parë në Premier Ligë, madje ka fituar edhe dy trofe, ndërkohë që tani ka mundësi që të kthehet edhe një herë tjetër në Angli.
Gazeta “Mirror” shkruan se për Xhekon kanë shprehur interesimin e tyre Sauthemptoni, Kardifi dhe Kristall Pallasi që po përpiqen ta marrin atë që janarin e ardhshëm, por vështirë se ky futbollist bosnjak do të pranojë të largohet nga Roma.
“Kam mendimin se për mua është pak si vonë që të kthehem në Premier Ligë, por, megjithatë, nuk i dihet. Mua më pëlqen futbolli anglez, kam luajtur atje me gjithë dëshirë katër vite e gjysmë”, tha Edin Xheko në një prononcim të tij të fundit.
Në fakt, kontrata e Xhekos me Romën është deri më 30 qershor 2020, ndërkohë që vështirë se “ujkonja romane” do ta lejojë atë që të largohet aq lehtë.
Sfidanti.al