Fabregas në librin e rekordeve ‘Guinness’, lojtari që ka arritur më shpejt ne 100 assist në Premier League

Sesk Fabregas ka fituar një sërë trofesh në karrierën e tij, Champions League, Botëror, Evropianë, Premier League dhe tani ka edhe ….2 rekorde Gines. mesfushori i Celsit është futbollisti që ka arritur më shpejt kuotën e 100 assisteve në Premier League dhe për të arritur këtë kuotë pasimesh për gol, Fabregasit iu desh që të luajë 263 ndeshje në kampionatin anglez të futbollit. Assistin e tij të 100 të Premier Leagues, Fabregas e regjistroi në ndeshjen që Çelsi zhvilloi ndaj Stok Sitit në 31 dhjetor të 2016, sfidë të cilën Blutë e Londrës e fituan 4-2

‘Nuk jam lojtari më i shpejtë, as më i forti, as më fleksibli dhe nuk kërcej shumë, por vendosja  e këtij rekordi në karrierën time më bën të ndihem krenar. Do të thotë se kam punuar mirë-tha Fabregas për faqen zyrtare të guinness

Ndërkaqë Fabregas publikoi në rrjetet sociale foton e tij me 2 pllakat e rekordeve Guinnes, pasi rekordi tjetër është ai i më shumë pasimeve të dhënë fluturimthi në 30 sekonda, rekord që e mban së bashku me Xhemi Rednep, djalin e Herri Rednep.

sfidanti.al