Boksieri Kanelo Alvarez vendos rekord, nënshkruan kontratë me 365 milionë Dollarë

Kanelo Alvarez vendos një rekord të ri. Boksieri së bashku me promovuesin Golden Boy dhe përfaqësuesit e platformës online DAZN nënshkruan një kontratë televizive 5 vjecare, sipas së cilës Kanelo do të përfitojë plot 365 milionë Dollarë për 11 duelet e tij të radhës në këtë disiplinë sportive

Me këtë kontratë, kanelo thyen rekordin e vendosur nga Xhankarlo Stanton i cili deri në këtë moment ishte  sportisti me marrëveshjen më të majme me 325 milionë Dollarë, shifër në të cilën nuk përfshihn sponsorizimet e jashtme, kur në 2014 nëshkroi me Miami Marlins.

Kanelo Alvarez nuk e fshehu kënaqësinë e tij pas nënshkrimit të kësaj kontrate marramendëse. ‘Kjo kontratë është shpërblim për punën time të madhe-u shpreh Alvarez-për më tepër, ajo që ka më shumë rëndësi është se fansat e mi do të shohin ndeshjet e mia pa paguar’.

Kanelo alvarez do të zhvillojë duelin e tij të parë për platformën DAZN në 15 dhjetor kundër Riki Filding për peshën super të mesme në WBA.

sfidanti.al