E pabesueshme: Këmbët “gërshërë” të Ronaldos ishin në lartësinë 2,38 metra!

Nga 10 goditjet e fundit të Kristiano Ronaldos në kuadratin e portës së Juventusit, nëntë kanë përfunduar në rrjetën e saj, ndërkohë që gazeta “Marka” ka llogaritur se këmbët “gërshërë” të futbollistit portugez në rastin e golit ndodheshin në lartësinë 2,38 metra! Ronaldo shënoi një nga golat më të bukur në karrierën e tij dhe për golin që ai shënoi me një lëvizje të magjishme të këmbëve të tij në formë gërshëre, ai fitoi duarttrokitijet e të gjithë stadiumit, pa përjashtim.

Një kombinim i forcës, teknikës dhe kurajës e la Bufonin “të ngrirë” në mes të portës, ndërkohë që, sipas gazetës së lartpërmendur spanjolle, Ronaldo në kohën e gjuajtjes së topit ndodhej në lartësinë 1,41 metra, kurse goditja e tij me këmbën e djathtë u realizua në lartësinë e pabesuesume – 2,38 metra, pothuajse aq sa është lartësia e portës!

Sfidanti.al