Gjest i mrekullueshëm i Milanit në nderim të xhentelmenit .. Rei Uilkinsit

Bota e futbollit humbi një nga ish-futbollistët e saj të njohur, Rej Uilkins, që vdiq nga një atak në zemër në moshën 61 vjeç. Ky ish-futbollist anglez ka pasur një karrerë të shkëlqyer dhe, veç Çelsit dhe Mançester Junajtidit, një pjesë të karrierës ai e kaluar me bluzën e Milanit. Ai ka luajtur me “rosonerët” gjatë viteve 1984-1987.

Kapiteni legjendar i Milanit, Franko Barezi, para ndeshjes derbi mes Milanit dhe Interit në “San Siro”, erdhi me një buqetë lulesh që e vendosi pranë bluzës me numrin që ka mbajtur veshur Rej Uilkins, në tribunën, kur qëndrojnë tifozët më besnikë të Milanit.

“Ai ka qenë një xhentelmen i vërtetë futbolli. Ka qenë pjesë e ekipit që vendosi bazat e Milanit të madh dhe unë kam pasur nderin që të ta ndai fushën me një njeri të tillë”, tha Barezi.

Sfidanti.al