Futbollisti i Realit të Madridit, Isko, demomstroi një performancë të shkëlqyer në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions-it kundër Juventusit. Sigurisht që në qendër të vëmendjes ishte goli spektakolar i Kristiano Ronaldos, kështu që në hije të tij mbeti arritja e pazakontë e Iskos në këtë ndeshje.
Statistika që u publikua në një profil Twiteri, tregoi se ky mesfushor i shkëlqyer spanjoll dha 54 pasime të suksesshëm në 54 përpjekje të tilla, pra një arritje të pazakontë prej 100 për qindësh.
Sfidanti.al