Trajnerit të Verder Bremenit, Florian Kohfeld, me plot meritë, iu vazhdua kontrata e bashkëpunimit me këtë ekip, për shkak të rezultateve të shkëlqyer që ai po shënon muajt e fundit. Kohfeldi 35-vjeçar u ul në stolin e drejtimit në fund të vitit 2017 dhe, që atëkohë, ai, me të vërtetë, e ka ringjallur këtë klub, duke e ngjitur atë nga vendi i parafundit tek ai i 12-të në Bundesligën gjermane.
Sezonin e kaluar, shansi për të treguar veten në cilësinë e trajnerit iu dha te Hofenhajmi Julian Nagelsmanit 30-vjeçar që po e udhëheq mjaft mirë këtë ekip dhe, me të drejtë, ai ka tërhequr vëmendjen e klubeve të tillë, si Bajerni i Mynihut dhe Arsenali.
Sfidanti.al