Euroliga, derbi rus për CSKA-në e Moskës në çerekfinale

Një derbi jo vetëm i Rusisë, por edhe i Moskës do të luhet në çerekfinale të Euroligës në basketboll për meshkuj. Ndeshjet e javës së fundit të sezonit të rregullt thuajse kanë përfunduar, dhe është e sigurt se Himki do të përballet me CSKA-në, pra Rusia do ta ketë patjetër një ekip në plej of. Padyshim, CSKA është favorite aq më tepër që luan ndeshjen vendimtare në shtëpi.

Cilët do të jenë çiftet e tjerë? Fenerbahçe, kampione në fuqi, doli e dyta dhe do të përballet me ekipin nga Spanja, Baskonia Vitoria, ndërsa Olimpiakosi do të jetë favorit ndaj skuadrës së famshme nga Lituania, Zhalgiris të Kaunasit. Çifti tjetër do të jetë ai mes Realit dhe Panathinaikosit, ndërsa pritet që spanjollët të fitojnë ndeshjen e mbetur në fushën e tyre ndaj Broze Basketit, për të pasur avantazhin e ndeshjes vendimtare në Madrid.

Në javën e fundit, CSKA fitoi ndaj Crvena Zvezdës në Moskë 92-81, Unikaha Malaga mundi Fenerbahçen në Stamboll 99-91, Panathinaikosi ia doli në fushën e Milanos 96-95, ndërsa Barcelona e eleminuar mposhti Himkin në Katalonjë me shifrat 86-82 pasi realizoi 17 gjuajtje për tri pikë. Fatin më të keq në Euroligë e pati Spanja, së cilës iu eleminuan 3 skuadra nga 5 gjithsej.

Sfidanti.al