Ish-trajneri i Juventusit ka refuzuar dy klube të mëdhenj europiane për të realizuar një ëndërr, pra për të drejtuar skuadrën më të madhe të futbollit në botë. Masimiliano Alegri, pra, nuk ka ndërmend të kthehet tek Juventusi, nuk dëshiron të bëhet “xhaketë e kthyer” apo “supë e ngrohur për së dyti” siç thonë italianët, sepse synon Realin e Madridit. E përditshmja spanjolle “AS” shkruan e sigurt se pikërisht ai është i përzgjedhuri i presidentit Florentino Perez, me Zinedin Zidanin që sipas të gjitha mundësive do të largohet edhe nëse shpallet kampion.
Në “Bernabeu” kanë peshuar gjithçka, edhe një emërim të mundshëm të legjendës Raul Gonzales, sipas stilit të Guardiolës tek Barcelona, ndërsa kanë ende ndonjë dyshim se mos Alegri shkon tek Juventusi. Nga Anglia, ndërkaq, informacioni është që Karlo Ançeloti synon një rikthim në Madrid, pra që kemi një “derbi” mes dy trajnerëve italiane, me teknikun e Evertonit që ka realizuar një sezon mjaft të mirë me “Blutë” e Liverpulit.
Sfidanti.al