Napoli mund Fiorentinën e “prek” Championsin, në fushë Hysaj e Rrahmani

Napoli arriti një fitore shumë të rëndësishme në Serinë A, duke mundur 2-0 Fiorentinën në Firence. Skuadra e trajnerit Xhenaro Gatuzo u rikthye në zonën Champions pas golit të shënuar me penallti nga kapiteni Insinje, dhe autogolit të shkaktuar nga Venuti, në pjesën e dytë. Me këtë fitore, Napoli u ngjit në kuotën e 76 pikëve, një pikë më shumë sesa Juventusi që mbetet në vendin e pestë, dhe që për momentin është jashtë kualifikimit për në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja ishte e vështirë për miqtë që nuk arritën të shënonin në pjesën e parë, por ata këmbëngulën dhe ia arritën qëllimit pas pushimit. Në fushë, për Napolin ishin futbollisti i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, dhe lojtari i Kosovës, Amir Rrahmani. Napolitanët janë në garë me Juventusin e Milanin për një vend në Champions sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al