Murinjo uron Romën për fitore në derbi, Kumbulla hyn në 38’

Do të jetë në korrik në drejtimin e skuadrës, por po e ndjek nga afër, do të thotë që nga televizori. Zhoze Murinjo u lumturua shumë për fitoren e Romës në derbin ndaj Lacos, duke bërë përgëzimet e tij. “Komplimente skuadrës dhe mister Fonsekës, – shkruajti portugezi në rrjetet sociale, – një fitore e madhe. Trajneri i sotëm i Romës nuk mbeti prapa. Fonseka, i pyetur pas ndeshjes, deklaroi se “do ta ndihmoj Murinjon në punën e tij”. Edin Xheko, lojtari më i mirë i skuadrës, komentoi për ardhjen e portugezit sezonin tjetër duke thënë se “Murinjo ishte më i miri që Roma mund të merrte”. Derbi me Lacion u fitua me golat e shënuar nga Mkitarian në 42’ dhe Pedro në 78’.

Marash Kumbulla hyri në fushë si zëvendësues dhe u ndihmua nga dëmtimi i Ibanjezit, duke u aktivizuar që në minutën e 38-të të pjesës së parë. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare bëri detyrën dhe i solli fat Romës, nëse mund të themi kështu sepse golat erdhën pas hyrjes së tij në “Olimpiko”. Roma lufton për Kupën e Konferencave, ndërsa fitorja në derbi bëri që Lacio matematikisht të mos ketë më shanse për të shkuar në Champions.

Sfidanti.al