Do të mundet Levandovski ta nxjerrë Bajernin nga “balta”?!

Fundjava sjell ndeshjen ndaj Unionit të Berlinit dhe ajo do të luhet në “Alianc Arenë”. Të shtunën në mbrëmje, në orën 18:30, Robert Levandovski do të dalë në fushë për të udhëhequr Bajernin drejt një fitoreje, ndërsa Borusia e Dortmundit është afruar rrezikshëm në 4 pikë diferencë në Bundesligë. Vetëm 8 pikë në 5 ndeshje cilësohen krizë e vërtetë për standardet e bavarezëve, përfshi dy barazimet ndaj Leverkusenit dhe Hofenhajmit. Trajneri Nagelsman ka këmbëngulur me formacion të njëjtë, duke pasur Tomas Mylerin, Sanenë, Gnabrinë, Komanin dhe Musialën në mbështetje të sulmuesit polka, ndërsa mungesa do të ketë sërish. Dejvis, Gorecka dhe Pavar nuk do të luajnë. Statistikë pozitive është që Levandovski ka shënuar gjithnjë kundër Unionit të Berlinit, 5 gola në 4 ndeshje. Unioni nuk është aspak keq këtë sezon dhe synon zonën europiane.

Bajerni (3-4-2-1): Nojer, Stanishiç, Upamekano, Hernandez, Gnabri, Kimih, Musiala, Koman, Myler, Sane, Levandovski.

Sfidanti.al