Lampardi theu dorën nga festimet e çmendura pas fitores

Në karrierën sportive është mësuar të triumfojë jo pak, dhe në “kabinetin e trofeve” ka disa Premier Liga apo Championsin, e gjithsesi qenka gëzim tjetër kur fiton si trajner. Frenk Lampard u hodh përpjetë si i çmendur kur Evertoni shënoi golin për fitoren 1-0 ndaj Njukasëllit në minutën e 9-të shtesë në “Gudison Park”. Një sukses që e largon disi skuadrën e tij nga fundi i renditjes në Premier Ligë, dhe një çlirim pas disa humbjeve radhazi. Kjo ishte arsyeja që Lampardi doli fare nga vetja, dhe aq shumë dhe egër festoi saqë theu dorën! Nuk dihet nëse do  të jetë apo jo në stol në ndeshjen e radhës, e nëse jo, kjo do t’i prishte shumë punë ekipit të tij që ka ende një rrugë të gjatë për të bërë për të siguruar mbijetesën.

Sfidanti.al