Presidenti premton hapjen e stadiumit, por specialistët “kafshojnë gjuhën”!

Një mbret viking dikur ishte kaq i dashuruar me vetveten saqë një ditë shkoi në bregun e detit dhe urdhëroi valët që të ndalonin. Natyrisht, ato nuk iu bindën dhe ai nuk mundi t’i vriste me shpatën e tij, ashtu si edhe bari i fushës së stadiumit të Kukësit nuk do të rritet sipas afatit që jep presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit. Armand Duka deklaroi nga impianti që po përfundon, në një vizitë kontrolli dhe kortezie pas zgjedhjes së radhës, se “stadiumi është gati, dhe fusha do të jetë gati 10 ditë”. Gjithsesi, burime nga Kukësi bëjnë me dijë se specialistët grekë që mbikqyrin terrenin, nuk janë aspak optimistë. Ata mendojnë se moti nuk do të jetë aq i mirë sa duhet, dhe se vështirë që bari të jetë gati për 10 ditë.

Sfidanti.al