A do të debutojë më në fund Hazari në “El Klasiko”?!

Ylli belg, që po shkëlqen gjithnjë e më pak për shkak të dëmtimeve, ka një rekord negativ në futbollin spanjoll. Eden Hazar, edhe pse u bë kohë që ka ardhur tek Reali që nga Çelsi i Londrës, nuk ka mundur asnjëherë të luajë kundër Barcelonës. Në pesë ndeshje El Klasiko, ai i ka humbur që të pesta, ndërsa bëhet fjalë për sfidën më të rëndësishme e më emocionuese në Spanjë, besohet në të gjithë botën. E përditshmja “Marka” shkruan se belgu me numrin 7 e ka të vështirë që ta bëjë debutimin në derbi, sepse nuk luan si titullar që nga 23 janari, ndërsa në 3 ndeshjet e fundit nuk ka pasur asnjë minutë, duke “ngrohur” stolin. Trajneri Ançeloti nuk e preferon në skemat e tij, ndërsa ka aktivizuar lojtarë të tjerë si Asensio apo Rodrigo.

Sfidanti.al