Verstapeni fluturon, por duket se Ferrari i Leklerkut është afër!

Janë vetëm provat e lira dhe nuk thonë gjithçka, por gjithsesi nuk janë pa vlerë. Ashtu siç pritej, Red Bulli ishte makina më e shpejtë në nisje të Çmimit të Madh të parë të sezonit, në Bahrein. Maks Verstapeni, kampioni i botës, dha kohën 1’31”936, por Ferrari i Sharl Leklerkut është shumë pranë, vetëm 87 të mijtat larg. Gjysmë sekondi diferencë ka Ferrari tjetër, ai i Karlos Sainzit, ndërsa Mercedesi vjen pas tyre. Piloti më i mirë i makinës gjermane ishte Xhorxh Rasëll, gjysmë sekondi me vonesë, ndërsa Ljuis Hamiltoni doli vetëm në vendin e 9-të. Shtatë herë kampioni i botës e kishte deklaruar se do të kishte probleme në fillim të sezonit, dhe se ndoshta do t’i duhen nja 4 gara për të arritur aty ku duhet.

Sfidanti.al