Diogo Costa rastësisht portier

Heroi absolut i Portugali-Slloveni ishte pa dyshim Diogo Costa. Portieri i lindur në vitin 1999 u vlerësua për disa ndërhyrje të rëndësishme gjatë ndeshjes, por pikërisht gjatë gjuajtjes së penalltive doli në qendër të skenës, duke arritur të neutralizojë të tre goditjet nga pika e bardhë të sllovenëve. Mediat anembanë botës i thurën lëvdata portierit të Portos, madje L’Equipe i ka kushtuar një artikull në të cilin tregohen disa histori për karrierën e tij. Gazeta franceze intervistoi Diamantino Figuereido, trajner i portierëve që ka punuar me Diogo Costa: “Ai është shumë i fortë mendërisht, dhe kjo mund të shihet kur duhet të presë një penallti. Ai është gjithmonë në gjendje të mbetet shumë pozitiv kur bëhet fjalë për ekuilibrin e forcave, duke qëndruar i qetë. Ai nuk vjen domosdoshmërisht nga sezoni më i mirë i karrierës së tij, por është shumë i qëndrueshëm dhe qëndrimi i tij mendor u pa edhe ndaj Sllovenisë”. Por jo vetëm. L’Equipe pati gjithashtu një bisedë me Adilio Pinheiro, themelues i shoqatës së lagjes Pinheirinhos de Ringe, në periferi të Portos, ku Costa luante së bashku me Vitinha. “Ai nuk donte të luante në portë, ndaj i shpjegova se në ekipin tim të gjithë lojtarët luajnë në të gjitha pozicionet”. Dhe kështu ka lindur historia e Diogo Costa, portierit më të spikatur të momentit.

sfidanti.al