E pohoi vetë trajneri Jurgen Klop pas fitores ndaj Arsenalit. Lojtari i krahut i Liverpulit dhe i Anglisë, Trent Aleksandër-Arnold, do të duhet të bëjë pushim të detyrueshëm pas një dëmtimi në ndeshjen e fundit të Premier Ligës. Një ga lojtarët më të mirë të të kuqve ndjeu dhimbje në kofshë dhe këto dëmtime zgjasin pak. “Nuk kemi lajme të mira, – tha Klopi , – ai mund të mungojë disa javë për ne dhe për kombëtaren. Edhe Salahu ka ende probleme me dëmtimin”. Të dy lojtarët nuk pritet të luajnë në ndeshjen e Kupës së Anglisë ndaj Notingemit këtë fundjavë, ndërsa Liverpuli synon t’i ketë në vazhdim të Premier Ligës dhe të Championsit.
Sfidanti.al