Novak Djokovic është padiskutim tenisti më i mirë në botë aktualisht. Klasi, karizma dhe bujaria e tij nuk vihen aspak në dyshim, ndërkohë që rivaliteti me Nadal dhe Federer ka monopolizuar tenisin në dhjetëvjecarin e fundit duke shkruar faqe të pashlyeshme te histories.
Po në dy muajt e fundit, sjellja e tij jashtë fushave të lojës me situatën coronavirus ka lënë disi për të dëshiruar duke bërë që në drejtim të tij të vërshojnë kritikat nga kolegët e tij. Djokovic gjatë kësaj kohe e ka nënvlerësuar Covid 19, por tani ai e goditi atë dhe bashkëshorten Jelena.
Ajo që shkaktoi një zhurmë të madhe ishte deklarata e tij kundër vaksinës për Covid 19, kur në Evropë pandemia ishte në kulmin e saj, në muajin prill dhe mijëra persona humbnin jetën cdo ditë. ‘Personalisht jam kundër vaksinave dhe nuk dua të jem I detyruar nga dikush për të bërë vaksinë për të mundur që të udhëtoj-kishte deklaruar Djokovic gjatë një chat në Facebook me disa sportistë të tjerë serbë-cfarë do të bëj nëse do të bëhet e detyrueshme? Do të duhet të marr një vendim. Kam idetë e mia në lidhje me këtë cështje. Nuk e di nëse do të ndryshojnë’.
Ishin këto fjalë që u kritikuan me forcë nga kolegët e tij me në krye Rafael Nadal, por që u pasuan edhe me sjellje të tjera të gabuara dhe deri në limite. Pas disa javësh heshtje në fillim të majit , një video e postuar nga kampioni serb në një fushë me dhe të kuqe prane Marbellas shkaktoi pakënaqësi duke qenë se në Spanjë sapo ishin hequr masat e kufizimit në lëvizje duke i lejuar sportistët të nisnin aktivitetet, por impiantet sportive ishin ende të mbyllura, kështi që nuk u kuptua sesi ia kishte dalë Djokovic të hynte në strukturën e shfaqur në video.
Rasti i fundit, ishte pikërisht eventi i organizuar prej tij, ‘Adria Tours’ ku në ditët e fundit ai te tenistë të tjerë festuan të shfrenuar në një diskotekë në Beograd video e së cilës bëri xhiron e botës në rrjetet sociale.
Sfidanti.al