Napoli me “afshin” e Kupës, Verona e Kumbulla paguajnë mungesën e përvojës!

Nëse do të kishin fituar në shtëpi, do të kishin realizuar parakalimin, por rokadë nuk pati. Napoli konfirmoi veten si skuadër superiore ndaj Veronës, edhe pse u luajt në “Bentegodi”, ndërsa Marash Kumbulla e Amir Rrahmani kuptuan se përvoja luan disa herë një rol vendimtar. Në një sfidër ku që të dyja skuadrat patën raste, napolitanët e trajnerit Gatuzo u treguan më të saktë, duke shënuar dy herë. Në 38’, Milik, ndërsa fare në fund realizoi Lozano.

Dy shqiptarët patën një derbi me Elseid Hysajn, që ishte gjithashtu titullar pasi u mbajt në stol në finalen e Kupës, por u zëvendësua në 67’. Gatuzo u shpreh pas ndeshjes se fitorja ishte e merituar, ndonëse shumë e vështirë, ndaj një rivali të denjë. Juriç i Veronës, pati keqardhje. “Napoli nuk gjuajti asnjëherë në portë, – tha trajneri kroat, – ne bëmë dy gabime, ndërsa pjesën më të madhe të ndeshjes e luajtëm ne. Gjithsesi, do të vazhdojmë përpara”. Verona vazhdon të shpresojë një vend në Europë, diçka që as nuk e kishte ëndërruar në fillim të sezonit.

Sfidanti.al