Do të luhet këtë të shtunë në orën 18:30 në një “San Siro” të mbushur plot, e pra që mund të ketë 75 000 spektatorë. Derbi Milan-Inter është ndeshja më e fortë e kampionatit dhe përballë janë dy kandidatët për titull, ndërsa është e vështirë të bëhet një parashikim për fituesin. Dihet që Stefano Pioli do të bëjë 5 zëvendësime tek Milani (të paktën, sipas mediave), ndërsa Simone Inzagi do të bëjë vetëm një. Bastoni ka qenë me ethe, ndaj është në dyshim, ndërsa Xheko do të jetë në formacion. Kristjan Asllani është në stol për zikaltërit. Tek Milani kthehet De Keteler.
Formacionet e mundshme
Milani (4-2-3-1): Menja, Kalabria, Kalulu, Tomori, Teo Hernandez, Tonali, Benaser, Mesias, De Keteler, Leao, Zhiru.
Interi (3-5-2): Handanoviç, Shkriniar, De Vraj, Dimarko, Damfris, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Darmian, Xheko, Lautaro.
Sfidanti.al