Granit Xhaka iu përgjigjet kritikëve të Arsenalit: Tregoni respekt!

Pati reagime pasi “topçinjtë” kërcyen përpjetë nga lumturia kur shënuan golin e fitores 2-1 ndaj Fulhamit në minutën e 86-të. Ishte një ndeshje shumë e vështirë e Premier Ligë, një lloj derbi, I cili mundej edhe të mos fitorej, ndaj edhe lojtarët e Arsenalit e festuan sikur arritën diçka të madhe. Pati kritika për këtë, ndonëse londinezët janë në krye të renditjes me 15 pikë të plota, duke lënë pas Sitin e Halandit. Ish-kapiteni Granit Xhaka ka disa fjalë për kritikët. “Unë kam qenë në Zvicër dhe Gjermani, – tha lojtari me origjinë shqiptare, – por, asnjë kampionat nuk është si Premier Liga. Këtu vuan edhe me ekipin e fundit të renditjes, askush nuk dorëzohet. Duhet të tregoni më shumë respekt për Fulhamin”.

Sfidanti.al